Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione të mërkurën ndaj komandantit paraushtarak sudanez, Abdelrahim Hamdan Dagalo për akte dhune dhe shkelje të të drejtave të njeriut të kryera nga trupat e tij në konfliktin e tyre disa mujor me ushtrinë sudane.
Në një deklaratë, Thesari i SHBA tha se kishte sanksionuar Abdelrahim, duke e akuzuar atë për udhëheqjen e një grupi ushtarësh përgjegjës për “masakrimin e civilëve, vrasjet etnike dhe përdorimi i dhunës seksuale.”
Sudani u zhyt në kaos pothuajse pesë muaj më parë kur tensionet e gjata që ‘ziejnë’ midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah Burhan, dhe RSF-së u përshkallëzuan në një luftë të hapur.
Sipas deklaratës së të mërkurës, sanksionet do të bllokojnë të gjitha pronat dhe subjektet amerikane në pronësi të Abdelrahim./abcnews.al