Konflikti në Lindjen e Mesme/ “Më afër paqes”, Krisafi: Izraeli tani ka situatën nën kontroll, dikton fatet e luftës

schedule13:31 - 18 Tetor, 2024

schedule 13:31 - 18 Tetor, 2024

Eksperti për Çështjet Ndërkombëtare Ledjon Krisafi në “News Line” në ABC News komentoi situatën në Lindjen e Mesme.

Ai u shpreh se pas një viti luftë, mund të thuhet se Izraeli tashmë ka situatën në kontroll dhe se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka fituar shumë terren edhe në arenën politike.

Krisafi gjithashtu theksoi se vrasja e liderit të Hamasit Yahya Sinwarit shihet edhe si një mesazh nga ana e Izraelit se të gjithë ata që luftojnë kundër Izraelit do të kenë të njëjtën fat.

“Ishte i fundit që e mbante grupin të bashkuar. Me ikjen e tij nuk besoj se do të kemi një drejtues të përgjithshëm të grupit dhe kjo është një gjë e mirë pasi mund të jemi shumë afër fundit të luftës në Gaza. Por gjithashtu mund të ketë edhe një anë pozitive për lirimin e pengjeve. Por mund të them si goditje psikologjike është shumë e madhe, dhe një sinjal për të gjithë të tjerët që mund të vazhdojnë luftën kundër Izraelit. Me mesazhin se kjo do të ndodhë edhe me gjithë të tjerët”, ka thënë ai.

Por lidhur me vrasjen e liderit të Hamasit Yahya Sinwarit ka pasur edhe reagime nga Hezbollah,që ka paralajmëruar një kundërsulm ndaj Izraelit.

“Kjo është edhe retorikë për të mbajtur moralin lart. Por edhe vetë Hezbollah ka pasur eliminime. Edhe një komandat i Hezbollah që u zëvendësua u vra. Strategjia e Izraelit këtë herë është e dyfishtë dhe duket se inteligjenca izraelite është shumë e saktë kundër Hezbollah, por edhe ndërhyrja tokësore është shimë e zhvilluar. Kam përshtypjen se në lidhje me Hezbollah apo vetë Iranin janë në një pritje të një marrëveshje politike. Pra ajo që po ndodh në sfond është një marrëveshje. Ky është momenti më i mirë për Izraelin në një vit luftë dhe ka fituar shumë pikë. Dhe mund të them se shihet shumë favorit. Por ende i duhet një marrëveshje në sfond sepse nuk mund të ketë një marrëveshje publike me Iranin. Mund të thuhet që ajo që ka bërë në dy muajt e fundit ka qenë të jashtëzakonshme dhe është vetë Izraeli tani që dikton fatet e luftës”, tha ai,

Më tej nënvizoi se armëpushim në Gaza është një detyrë që SHBA i ka vendosur vetes.

“Sot pas një viti mund të themi që jemi shumë më afër paqes seç ,mund të ishin para një apo dy muajsh”, përfundoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!