Konflikti në Lindjen e Mesme/ Izraeli: Janë vrarë mbi 100 luftëtarë të grupit terrorist Hezbollah

schedule18:48 - 13 Tetor, 2024

schedule 18:48 - 13 Tetor, 2024

Më shumë se 100 luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë në Libanin jugor gjatë javës, kanë njoftuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Në një postim në Telegram, IDF tha se kishin identifikuar dhjetëra tunele dhe vende kur ruheshin armë të përdorura nga grupi militant.

“Deri më sot, në sulmet e synuara dhe operacionet tokësore në Libanin jugor, forcat e divizionit kanë eliminuar mbi 100 terroristë dhe kanë lokalizuar dhe shkatërruar dhjetëra boshte tunelesh dhe infrastrukturë terroriste,” njoftoi mbrojtja izraelite.

Përveç kësaj, më shumë se 50 raketahedhës dhe mbi 60 poste komanduese të Hezbollahut janë shkatërruar.

Mediat e huaja shkruajnë se një brigadë kishte zbuluar dhe shkatërruar një tunel nëntokësor që ishte rreth 120 metra i gjatë afër kufirit.

Tuneli përmbante pajisje dhe dy dhoma të përdorura për ruajtjen e armëve

“Tuneli u zbulua fillimisht disa muaj më parë gjatë bastisjeve në shënjestër të kryera nga IDF në Libanin jugor dhe tani është shkatërruar nga forcat e brigadës”, thuhet në deklaratë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!