Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca dhe Egjipti bëjnë thirrje për armëpushim

schedule18:04 - 17 Maj, 2021

schedule 18:04 - 17 Maj, 2021

Franca dhe Egjipti janë shtetet më të fundit që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij egjiptian, Abdul Fattah al-Sisi, thanë se ata “ndajnë një shqetësim të thellë për përshkallëzimin e vazhdueshëm të dhunës dhe shprehin keqardhje për shumë viktima civile”, tha Pallati Élysée në një deklaratë.

Ata gjithashtu ranë dakord të bashkërendojnë përpjekjet drejt ndërmjetësimit të “një armëpushimi të shpejtë”, me zyrtarë nga Egjipti, Katari, SHB A dhe OKB duke punuar për t’i dhënë fund krizës.

Presidenti egjiptian është në Paris për të marrë pjesë në një samit mbi Sudanin. g.v/abcnews.al