Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pas konfliktit fizik, që ndodhi mbrëmjen e kaluar, në zonën e Laknasit, ku pati edhe të shtëna me armë zjarri.
Ardjan Shima 37 vjeç, Shkelzen Xhanari 33 vjeç, Elfjord Deliu 23 vjeçc, Klejdjan Deliu 35 vjeç, akuzohen për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim”, ndërsa Renaldo Dragjoshi 29 vjeç, Gentjan Neli 36 vjeç dhe Andi Karaj 35 vjeç, për “Moskallëzim krimi”.
Sipas policisë, 7 personat, banues në Laknas e Kodër Kamëz, janë arrestuar pasi mbrëmjen e të premtes, pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal në Laknas, kanë nisur një zënie me grushta, ku më pas shtetasi Ardjan Shima, dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri. Këtij të fundit policia i ka sekuestruar armën e përdorur e tipit pistoletë, bashkë me 11 copë fishekë, të cilën e mbante pa leje./abcnews.al