Pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare, Medlir Mema thotë se konflikti Izrael-Iran, bëhet për faktin se cili shtet do të kontrollojë Lindjen e Mesme.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mema u shpreh se Izraelit i intereson që të zgjasë konflikti me Iranin.
“Kemi tre shtete që janë të kënaqur për qëllimet e tyre. SHBA shkon e qetë në samitin e NATO-s. Izraeli ka mundësinë dhe aftësinë për të mbyllur çështjen e Gazës. Irani deklaroi se ka fituar luftën kundër zionistëve. Kemi shumë zhurmë për diçka. Veprimet e zotit Trump më kanë befasuar në mënyrë pozitive. Konflikti nuk ka të bëjë as me regjimin, as me fenë, ka të bëjë me një fakt, që në Lindjen e Mesme, ka konflikt mes shteteve rajonale, për të pasur se kush do të kontrollojë pushtetin dhe fuqinë aty, kush do të vendosë dhe kush do të thotë fjalën e fundit. Ky konflikt asnjëherë nuk do të zgjidhet. Izraeli është i gatshëm të vazhdojë konfliktin, menaxhimi i kësaj nga zoti Trump, besoj se është pozitiv. Në kushtet aktuale, administrata Trump e ka menaxhuar në mënyrë pozitive”, theksoi ai./abcnews.al