Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se konflikti Indi-Pakistan është rreth 80-vjeçar, që prej shpalljes së pavarësisë së dy shteteve nga Mbretëria e Bashkuar.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kamberi u shpreh se shkak për konflitin, është një mosmarrëveshje për ndarjen e territoreve.
Ndërsa ekspertja Juxhina Sotiri deklaroi se sulmi i Indisë nga Pakistanit ishte i mirëmenduar dhe i koordinuar.
Sipas Sotirit, pritet hakmarrje nga Pakistani.
Geron Kamberi: Situata mes Indisë dhe Pakistanit është rrjedhojë e një konflikti rreth 80-vjeçar. India dhe Pakistani ka qenë nën zotërimin e Mbretërisë së Bashkuar. Kur shpallën pavarësinë në 1947, mos marrëvgeshjet e tyre për ndarjen e territorieve, sidomos për Kashmirin, ky vend i takoi Indisë. 35 përqind e rajonit e zotëron Pakistani dhe 50 përqind e zotëron Republika e Kinës. Trump bëri një deklaratë të karakaterit historik, midis Indisë dhe Pakistanit janë zhvilluar 4 luftëra. India dhe Pakistani janë pajisur me armë bërthamore në periudhën e Luftës së Ftohtë. India i mori nga ish Bashkimi Sovjektik, ndërsa Paksitani nga Kina. Tani për tani, nuk kemi deklarata që do të përdoren armët bërthamore.
Juxhina Sotiri: Ky sulm i precizionit kaq i lartë, është i mirëmenduar edhe me shërbimet e inteligjencës. Të paktën, të dyja palët kanë pranuar që nuk ka qenë operacion ushtarak ndaj objekteve civile apo bazave ushtarake. Është një sulm që godet 9 nyjet kryesore, baza terroriste. Kjo është një nga sulmet hakmarrëse, do të kemi sulm nga Pakistani. Mund të kemi hakmarrje më agresive nga Pakistani./abcnews.al