Konflikti i mundshëm në Tajvan dhe vizita e Biden në Kiev, Zaimi: Në SHBA nuk janë të shqetësuar, Kina është paralajmëruar

schedule21:00 - 28 Shkurt, 2023

schedule 21:00 - 28 Shkurt, 2023

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Menada Zaimi në një lidhje live me emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit Artur Zheji në ABC News, komentoi atmosferën në SHBA në lidhje me paralajmërimit për një sulm në Tajvan, por edhe konfliktit që ka nisur prej më shumë se një viti në Ukrainë.

Zaimi u shpreh se shoqëria amerikane nuk është shumë e interesuar për politikën e jashtme, ndaj ende nuk ka shqetësimin.

Lidhur shqetësimin e publikut amerikan në Tajvan. Nuk ka një shqetësim. Ndoshta sepse politika e jashtme nuk ka qenë kurrë shqetësim.

Kjo nuk ka ndalur agjencitë e sigurisë që t’i ofrojnë publikut të dhëna mbi rrezikun që paraqet Kina.

Pentagoni e ka cilësuar Kinën si sfidën kryesore. Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë thënë prej kohës se një Kinë që fuqizohet ushtarakisht mund të nisë një sulm në Tajvan.

Paralajmërimet janë se një sulm i tillë mund të nisë në vitin 2027, por një tjetër gjeneral tha që Kina dhe SHBA mund të futen në konflikt pas 2 vitesh”, u shpreh fillimisht Zaimi.

Së fundmi dyshohet se Kina po merr pjesë në luftën në Ukrainë, duke qenë në krahun e Rusisë. Flitet që 100 dronë kinez po marrin pjesë në luftë, por kjo ende nuk është e sigurtë.

Në lidhje me këtë gazetarja Zaimi shprehet se SHBA e ka paralajmëruar Kinën mbi rrezikun që paraqet përfshirja e saj në luftën në Ukrainë.

SHBA ka paralajmëruar Kinën mbi rrezikun që paraqet përfshirja e saj në Luftë”, tha ajo.

Pak ditë më parë presidentin e SHBA, Joe Biden surprizoi me një vizitë në Kiev, e cila sipas gazetares së Zërit të  Amerikës u prit më shumë nota pozitive në Shtetet e Bashkuara.

Ajo shtoi se është vetëm një pjesë e vogël e Republikanëve që kërkojnë që ndihmat në Ukrainë të monitorohen më mirë.

“Biden akoma nuk i ka shfaqur ambiciet e tij, por duke iu referuar vizitës në Kiev, ishte një vendim i guximshëm dhe i rrezikshëm për t’i bëri me dije Rusisë se SHBA dhe Perëndimi është krah Ukrainës.

Në Amerikë, notat që iu veshën kësaj vizite ishin pozitive. Një grup i caktuar Republikanësh mbështesin idenë se duhet të ketë një tjetër strategji për Ukrainën, duhet të monitorohet ndihma ndaj Ukrainës, por në shumicë e mbështesin qasjen e SHBA në lidhje me Ukrainë,” përfundoi Zaimi.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!