Gëzhojë dhe plumb në Vlorë, policia: I plagosuri jashtë rrezikut, 3 të shoqëruar, autori në kërkim

schedule17:55 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 17:55 - 13 Dhjetor, 2020

Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Fillimisht u raportua se i plagosuri u qëllua me armë, pasi në vendin e ngjarjes u dëgjuan të shtëna dhe u gjet një gëzhojë dhe një plumb, por policia sqaron se 46-vjeçari Klodian Memokondaj u qëllua me një send të fortë pranë qafës.

Gazetari i “ABC”-së në Vlorë Elton Nikaj raporton se ngjarja ndodhi rreth orës 17:20 në një lavazh në afërsi të Gjykatës së Apelit si pasojë e një konflikti të çastit. Klodian Memokondaj ka 2 plagë. Sipas policisë është dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tre persona janë shoqëruar deri tani për ngjarjen, mes tyre punonjës të lavazhit ku ndodhi ngjarja, ndërsa vijon puna për arrestimin e autorit të plagosjes dhe sqarimit të rrethanave./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!