Konfliktet dhe ndikimi në tregun e naftës/ Selami Xhepa: Po të mbyllej ngushtica e Hormuzit, do kishte pasoja serioze

schedule20:37 - 4 Korrik, 2025

schedule 20:37 - 4 Korrik, 2025

TIRANË- Sulmet e Izraelit mbi Iranin dhe ndërhyrja e SHBA duke sulmuar objektet bërthamore të Teheranit krijoi jo pak shqetësime sa i takon çmimit të naftës në treg.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, i ftuar në “Sheshi i Dollarit” tha se në situata konflikti dhe lufte nafta është një prej mallrave të papërpunuara, që rritet, për shkak dhe të pasigurisë dhe bllokimit të rrugëve të transportit detar.

Ai theksoi se nëse ngushtica e Hormuzit do mbyllej nga Irani kjo do kishte pasoja serioze.

“Tregjet e mallrave të papërpunuara, ku nafta është një nga elementë thelbësorë të këtij grup malli janë të ndejshme ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe sa hera ka konflikte, sidomos konflikte që lidhen me zona prej  ku sigurohet de oferta kryesore e tregut ndërkombëtar, siç është nafta dhe destabiliteti në lindjen e mesme. Sa herë ka zhvillime të tillë pa diskutim që kjo prodhon një realitet krizash ekonomike dhe mund të ketë pasoja serioze.

Episode të tilla i kemi parë dhe përsëriten në historinë e ekonomisë. E gjithë sistemi i tranzitimi i naftës që gjenerohet në Lindjen e Mesme, tranzitohet vetëm përmes një rrugë, që është ngushtica e Hormuzit, i cili kontrollohet nga Irani në raste të konfliktesh të kësaj natyre ishte një burim shqetësimi dhe tensioni. Ne pamë që kompaninë e transportit dhe kompanitë e sigurimet, që bëjnë sigurimin e mallit, rritën menjëherë premiumin e transportet dhe sigurimet dhe pati një efekt deri diku modest. N.q.s. do mbyllej ngushtica, efekti do kishte qenë shumë më dramatik në tregje”, tha ai.

Më tej, eksperti i ekonomisë theksoi se për të tejkaluar problemet në të ardhmen, duhet që shtetet të krijojnë një plan për të diversifikuar rrugët e transportit të naftës.

“Duhet të ndërtojmë qasje strategjike për të diversifikuar kanalet e trazitimit të naftës, duke nënkuptuar sisteme të reja tubacionesh dhe ndërtimin e porteve në vende që kanë rrezik më të ulët të destabilizimit dhe në këtë mënyrë mund të kapërcehet efekti i ndikimeve të forta në afatshkurtër, sepse në afatgjatë gjenden zgjidhje politike për ta stabilizuar situatën”, tha ai/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!