Një 25-vjeçar nga Bilishti ka mbetur i plagosur rëndë me thikë para derës së shtëpisë. Emiljano Muçi është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore mesnatën e së shtunës dhe më pas është dërguar në spitalin e Korçës.
Policia ka marre në pyetje 25-vjeçarin, i cili dyshohet se është konfliktuar me disa të rinj në një prej lokaleve të Bilishtit. Më pas, grupi i të rinjve e ka ndjekur Mucin dhe e kanë sulmuar para banesës me thika dhe mjete të forta. Policia tha se plagosja e të riut kishte ndodhur pas një konflikti të çastit me autorët, të cilët ende janë të lirë. /abcnews.al