Konflikt mes dy personave në Kavajë, qëllohet me armë në tokë

schedule11:35 - 19 Shtator, 2019

schedule 11:35 - 19 Shtator, 2019

Një konflikt mes dy personave në Kavajë për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorimin e armës, por fatmirësisht pa të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë. 31-vjeçari me iniciale M.C. u konfliktua fizikisht me qytetarin me iniciale R.D. Gjatë sherrit 31-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë në tokë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij dhe i dyshuari u kap në Tiranë në zonën e Alliasit. Ai ishte fshehur në banesën e vjehrrit të tij. 31-vjeçari i arrestuar akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtime të tjera me dashje. /abcnews.al