Një konflikt mes disa personave në afërsi të Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Një prej tyre ka mbetur i plagosur pasi konflikti ka agravuar deri në përdorimin e thikës.
Ardit Islami është plagosur te rruga “Frosina Plaku” afër 21 Dhjetorit. Aktualisht, 34-vjeçari ndodhet tek Trauma pasi ka marrë plagë në gjoks dhe sipas vlerësimeve paraprake, në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, teksa ka identifikuar autorin e personat e përfshirë në ngjarje./abcnews.al



