Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme Pezën ku një konflikt i moment mes dy kushërinjve në Pezë ka përfunduar në plagosje më armë zjarri. Mësohet se në këtë ngjare autori një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Flamur Karaj, ndërsa i palosuri është kushëriri i tij i parë Enver Karaj. Burime nga grupi hetimorë kanë konfirmuar se Enver Karaj është plagosur në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Autori efektivi i FNSH-së është dorëzuar në polici. Uniformat blu dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./ABC News Albania 24/7