Analisti Mentor Nazarko thotë se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit është i hershëm.
Në një intervistë për ABC News, Nazarko u shpreh se Hamasi shfrytëzoi momentin, teksa kreu sulmet ndaj Izraelit, teksa e gjithë vëmendja botërore është në luftën në Ukrainë.
“Po të shikosh ofertat që ka bërë Izraeli për paqen që nga 1947 e këtej, sipërfaqja e territorit që i është vënë në dispozicion Palestinës, ka qenë gjithmonë e më e vogël. Në këtë kuptim, ndoshta krahu ekstremist i palestinezëve, Hamasi, i nxitur fuqishëm nga Irani, pse jo, edhe me fërkimin e duarve të Rusisë, ka shfrytëzuar një moment si ky, kur e gjithë vëmendja botërore ka qenë në Ukrainë, që të avancojë kauza që mund të jenë të drejta, por ama, nëpërmjet rrugëve që janë rrugë gjakësore, rrugë terrorizuese të popullsisë civile.
Pra, kjo është një lexim i përgjithshëm që mund të bëj për atë që është konflikti palestino-izraelit, parë nga sytë e Ballkanit, posaçërisht nga sytë e shqiptarëve të Kosovës”, theksoi ai./abcnews.al