“Konflikt banal, por jo etnik”/ “ABC News” në Zelenikë, ku tre shqiptarë u rrahën barbarisht

schedule21:36 - 7 Janar, 2024

schedule 21:36 - 7 Janar, 2024

Për “ABC News”, banorët e Zelenikës tregojnë se për ngjarjen barbare kanë mësuar nga autoritetet, ndërsa ju është kërkuar dhe sekuestrimi kamerave në zone, të cilat sipas tyre nuk kanë filmuar konfliktin. Një shqiptar i cili jeton prej 30 vitesh në Zelenikë të Malit të Zi, u shpreh se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites ditën e shtunë.

Ai tha se është njoftuar mbrëmjen e të shtunës nga policia për ngjarjen ku i kanë kërkuar edhe kamerat e sigurisë së biznesit furrë buke që ai ka, por kamerat sipas tij nuk punonin dhe nuk e kanë filmuar ngjarjen. Shqiptari u shpreh se popullsia në këtë zonë është e përzier dhe ka shumë serb të Bosnjës apo të Kroacisë që prej vitesh janë shpërngulur në Herceg Novi.

Ndërkohë një tjetër qytetar malazez nga Zelenika, jashtë kamerave është shprehur se ngjarja ku janë dhunuar 3 shqiptarët ka qene një konflikt i çastit dhe ka ndodhur për një parakalim te gabuar. Sipas tij ky nuk është një konflikt etnik . Ai u shpreh se autoret  duhet te vihen përpara përgjegjësisë.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj  ngjarje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!