Kandidati për kreun e ri të SPAK Klodian Braho ka prezantuar platformën e tij në KLP.
“Kam rreth 18 vite në sistemin e Prokurorisë. Kam ushtrua funksionin e Prokurorit në disa zyra të ndryshme të vendit. Në Prokurorinë Vlorë kam qenë pjesë e njësisë Task Forcë në këtë prokurori. Prej ditës së parë të Funksionimit të Prokurorisë së Posaçme jam pjesë e kësaj strukture. Së bashku me platformën tim kam paraqitur çështje penale së bashku me zyrtarë të lartë. Në çështjet penale që kam prezantuar lidhur me zyrtarë të lartë kam kërkuar konfiskim e pasurve që shkojnë miliona euro. Në vitin 2023 u konfiskuan 18.4 milionë euro që i përkisnin një organizate kriminale. Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria e Posaçme ka një kornizë strategjike të miratuar… Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale do garantohet zbatimi i ligjit, askush nuk do të jetë mbi ligjin”, tha mes të tjerash ai.
Kandidati për kreun e SPAK Klodian Braho përpara KLP ka prezantuar platformën e tij, duke u ndalur të një sërë çështjes të rëndësishme. Ai tha se gjithashtu vuri theksin te rëndësia e BKH, duke thënë se brenda BKH duhet një njësi të veçantë që të jetë në gjendje të realizojë veprime operacionale të përgjimit. “Kam vlerësuar që Prokuroria e Posaçme, ka nevojë për krimin e një sektori të veçantë për analizën e informacionit. Ky sektor duhet të kryejë analiza kriminale, të shërbejë për matjen e riskut si edhe të shërbejë për prodhimin e raporteve periodike. Ngritja e sektorit të analizës është një hap i domosdoshëm. Sa i oërket sektorin financiar dhe të ekspertizës, sa i përket të parit do të merret masat që hetuesit të pajisen me të gjitha programet. Sa për ekspertizën është e nevojshme pajisja me mjete të fundit. Brenda BKH një njësi të veçantë që të jetë në gjendje të realizojë veprime operacionale të përgjimit. Trajnimi i personave përkatës do të rrisë efikasitetin. Në bashkëpunim me drejtorin e BKH, ngritja e kapaciteteve njerëzore e teknike do të bënte të mundur realizimin e pavarësisë operacionale. Ideja që kam për BKH është që Byroja që pritet të bëhet me 100 hetues, duhet të shndërrohen në strukturë në proaktive. Duhet të miratohet udhëzimi i përgjithshëm”, tha ai.
Prej orëve të para të mëngjesit, ka nisur prezantimi i kandidatëve për kreun e ri të SPAK. Ndërsa prezantoi platformën e tij në KLP, kandidati Klodian Braho, u pyet nëse ka një pikë të fortë dhe të dobët në këtë pozicion të ri.
“Nuk mendoj që jam perfekt. Pikë të fortë përmend faktin që kam eksperiencë të gjatë në hetimet për vepra penale të lidhur me korrupsionin. Kam patur qartësinë, qetësinë dhe maturinë e duhur. Sa i përket pikës së dobët, tregohem i sinqertë, Prokuroria nuk ka qenë më para siç është sot. As në nuk kemi qenë të përgatitur për këtë lloj komunikim publik. Dhe do i kushtoja më shumë rëndësi në të ardhmen. Këtu ka vend për përmirësim.”, tha ai.
Gjatë prezantimit të platformës në KLP, kandidati për kreun e ri të SPAK Klodian Braho u pyet në lidhje me presionet dhe se si i ka menaxhuar. Gjatë fjalës së tij ai tha se presione ka pasur në forma direkte apo indirekte, por zgjidhja e vetme për raste të tilla është vetëm zbatimi i ligjit. Mund të gjeni çështje nga niveli i zyrtarit , lloji i veprës dhe niveli i dëmit të shkaktuar nga vepra penale dhe niveli pasurive që janë marrë konfiskuar dhe kthyer në buxhet të shtetit.
Prej orëve të para të mëngjesit, është zhvilluar mbledhja për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK në Këshillin e Lartë. Kandidati Klodian Braho u shpreh se sipas tij sfidë për SPAK mbetet fakti që të jetë institucioni që t’i imponojë njerëzve standard. “Sfida është që institucioni i SPAK të maturohet dhe të kalojë në pikën e pakthyeshme mbrapa. Të jetë institucioni që t’i imponojë njerëzve standard. Kjo realizohet dujke ruajtur pavarësinë e institucionit, pavarësinë e prokurorëve dhe duke u rritur dhe maturuar me standarde më të mira”, tha ai, duke shtuar: “Nuk e mendoj që hetimi i një çështje sjell problem në stabilitetin e një vendi. Pra nëse do kishte një stabiliteti i vendit nuk komentohet me këshilla apo vendime. Në çështjet që kam patur nuk e kam ndjerë ndonjëherë këtë gjë. Një vepër penale nuk mund të mbulohet me asnjë arsyetim tjetër”
Kandidati Klodian Braho u shpreh se sipas tij sfidë për SPAK mbetet fakti që të jetë institucioni që t’i imponojë njerëzve standard. Në prezantimin e platformës në KLP, Braho tha se e sheh më problematike situatën e korrupsionit. I pyetur për përkufizimin e termit “Republikë e Prokurorëve”, ai tha se nuk e njeh këtë term dhe se nuk ka një Republikë të Prokurorisë në Shqipëri. “Nuk më shkon dhe nuk e njoh këtë term. Nuk besoj se ka një Republikë të Prokurorisë në Shqipëri. Prokurorët kanë detyrën të zbatojnë atë që thotë Kodi i Procedurës Penale”, tha ai.
Qarkullimi i dosjeve në media? Kandidati për kreun e SPAK, Braho: Hetim penal për nxjerrje sekreti
Në lidhje me fenomenin e qarkullimit të dosjeve në mediave, kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho u shpreh së do të ketë hetim penal për nxjerrje sekreti. “Kjo situatë që ndodh është, nuk po them në 100% të rasteve po në 99 % të rasteve ndodh kur palët njihen me aktet hetimore, masat apo me akuzën dhe kanë të drejtën të marrin kopjet e tyre. Atëherë ndodh kjo rrjedhje e materialeve në media, që në këtë moment nuk është më përgjegjësi e prokurorisë, është e atyre që kanë dokumentet, por ndodh edhe në momentin që aktet nuk janë më sekret hetimor.
Klodian Braho: Korrupsioni nuk luftohet vetëm nga SPAK, shoqëria duhet të jetë më proaktive!
Nuk mendoj që korrupsioni nuk është goditur, sepse duke parë nivelin e zyrtarëve, duke parë nivelin e çështjeve, mendon se SPAK ka bërë derren në këtë drejtim. Problemi qëndron që nuk mund të pretendohet që i gjithë korrupsioni në Shqipëri, që mund të ndodhë sot dhe ndonjë ditë, SPAK të jetë në gjendje ta detektojë dhe ta ndjekë penalisht. Kjo është e pamundur, Prokuroria mund të japë shembullin që një zyrtar goditet, një veprimtari goditet. Për të arritur atje që mos të kemi korrupsion, duhet më shumë se sa SPAK. Organet e tjera, prokuroritë e rretheve, Policia, por dhe ne si qytetarë duhet të jemi më portativë në luftën kundër korrupsionit.
Kush është Klodian Braho
Lindi në Skrapar më 21 korrik 1982. Gjatë viteve 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.
Detyrat që ka ushtruar
14.11.2007-2012- Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
2012-2015- Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2014-2015- Zëvendësdrejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2015-19.12.2019- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

