Me anë të një postimi në rrjetet sociale, komisionari për zgjerimin Johannes Hahn ka thënë se liderët e Europës dështuan që të realizuar premtimin e tyre për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në BE.
“Liderët e Bashkimit Europian dështuan që të realizojnë premtimin e tyre për të çelur procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është shumë zhgënjyese. Shtetet anëtare të BE-së tashmë duhet të qartësojnë se sa seriozë janë me angazhimin e tyre për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Falenderoj të gjithë ata që u investuan plotësisht mbrëmjen e djeshme për të arritur një vendim të një rëndësie strategjike për Bashkimin e Europian. Ata luftuan për të dhënë një sinjal shprese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hahn në Twitter.
Hahn thekson se vendimi negativ mund të sjellë pasoja negative në lidhje me destabilizmin e Ballkanit Perëndimor.
“Siç u shpreha edhe në Luksemburg: Ky nuk është një moment lavdie për Bashkimin Europian. Refuzimi për të pranuar progresin e vërtetuar do të ketë pasoja negative, përfshi këtu edhe rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor me ndikim të madh edhe në Bashkimin Europian. Është përgjegjësia jonë që të qëndrojmë pranë vendeve, qytetarët e të cilëve janë me të drejtë shumë të zhgënjyer. Do të vazhdoj të bëj gjithçka që t’i mbështes. Integrimi i Ballkanit perëndimor në BE është dhe do të mbetet një politikë e rëndësishme strategjike, në interesin tonë të përbashkët”, thotë Hahn.
Reagon ashpër ish-kryeministri suedez: Bllokimi i negociatave, nuk është gjë e vogël
/abcnews.al