“Konfirmoi injorancën e tij”, Javier Tebas sulm frontal Bartomeut

schedule08:58 - 28 Tetor, 2020

schedule 08:58 - 28 Tetor, 2020

Josep Maria Bartmoeu nuk është më president i Barcelonës, ndërkohë që pas dhënies së dorëheqjen u shpreh se nuk ishte larguar për shkak se duhet të merrnin disa vendime të rëndësishme. Një prej tyre ishte edhe vendimi për të marrë pjesë në Superligën e Europës.

“Vendimi për të luajtur në atë kompeticion duhet të ratifikohet në Asamblenë tjetër”, tha Bartmoeu mes të tjerash, ndërkohë që ky qëndrim nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të La Liga, Javier Tebas. Ky i fundit madje tregohet i ashpër me ish-kreun e Barcelonës.

“Deklarata e sforcuar në ditën e tij të fundit si presidenti i Barcelonës, që do të bashkohej me një kompeticion të dobët dhe imagjinar, përfaqëson shkatërrimin e atij klubi. Ai konfirmon injorancën e tij për industrinë e futbollit. Një fund i trishtueshëm për një president i cili ka regjistruar suksese dhe shumë gabime kohët e fundit”, shprehet Tebas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!