Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Konfirmohet takimi, presidenti kinez Xi Jinping do të presë diplomatin amerikan Blinken

schedule10:31 - 19 Qershor, 2023

schedule 10:31 - 19 Qershor, 2023

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping dhe diplomati i lartë amerikan, Antony Blinken do të takohen në Pekin të hënën, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, në një hap potencialisht vendimtar drejt rregullimit të marrëdhënieve SHBA-Kinë, të cilat kanë qenë mjaft të tensionuara kohët e fundit.

Blinken është Sekretari i parë i Shtetit tq SHBA-ve që viziton Pekinin në pesë vjet dhe bisedimet me zyrtarë të lartë kinezë shihen si një provë kyçe për marrëdhëniet e tyre. Takimi mes presidentit kinez dhe diplomatit të lartë amerikan u njoftua publikisht vetëm në orët e fundit.

Dy fuqitë globale kanë qenë gjithnjë e më shumë në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke filluar nga lidhjet e ngushta të Pekinit me Moskën e deri te përpjekjet amerikane për të kufizuar shitjen e teknologjive të avancuara në Kinë. Tensionet mes dy vendeve u rritën edhe për shkak të balonës spiune kineze./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!