Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve të njeriu

schedule09:25 - 27 Prill, 2022

schedule 09:25 - 27 Prill, 2022

Kina ka konfirmuar rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njeriu.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë njofton se i infektuari me virusin H3N8 është një djalë 4-vjeçar nga provinca Henan. I  infektuari shfaqi simptomat e para më 5 prill, megjithatë sipas autoriteteve të shëndetësisë në vend asnjë nga kontaktet e afërta të 4-vjeçarit nuk është prekur nga gripi i shpendëve.

Mësohet se i infektuari kishte kontakt të përditshëm me shpendë në shtëpinë e tij.

Ministria e Shëndetësisë shton se rreziku i infeksionit në shkallë të gjerë është relativisht i vogël. Megjithatë, autoritetet apelojnë që njerëzit të mos u afrohen zogjve të ngordhur apo të sëmurë dhe të vizitojnë mjekun në rast të temperaturës apo simptomave në frymëmarrje.

Varianti H3N8 është gjetur në të kaluarën te kuajt, qentë, zogjtë dhe fokat, por rastet e H3N8 nuk janë raportuar kurrë më parë te njerëzit, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!