Konfirmohet një rast me Covid-19 në Fier, e moshuara dërgohet me urgjencë në Tiranë

schedule10:06 - 16 Qershor, 2020

schedule 10:06 - 16 Qershor, 2020

Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar ditën e sotme në Fier. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një të moshuar nga Peshtani, kjo e fundit është dërguar me urgjencë drejt Tiranës.

Mësohet se 86-vjeçarja nuk ka lëvizur nga shtëpia duke qenë se është edhe në moshë të thyer. Për këtë arsye nuk dihet ende se ku mund ta ketë marrë virusin. 86-vjeçarja kishte pasur diharre dhe të vjella ndërsa mjekët janë habitur që rezultoi me Covid-19.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme në vend u regjistruan 96 raste të reja, një prej të cilëve ishte nga Mallakastra. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!