Varianti i ri i Covid-19 i zbuluar në Afrikën e Jugut është prezent edhe në Gjermani. Ministria e Punëve Sociale në Baden-Württemberg njoftoi se mutacion u gjet në një paciente, e cila u kthye me familjen e saj më 13 dhjetor, pas një qëndrimi të gjatë në Afrikën e Jugut.
Anëtarët e familjes së saj testuan pesë ditë më vonë dhe rezultuan negativë. Një javë më pas, anëtarët e familjes shfaqën simptoma të lehta. Sot, infeksionet e koronavirusit janë zbuluar në gjashtë persona nga tre familje. /abcnews.al