Kreu i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda Altin Dumani ka kaluar me sukses sitën e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi që ta konfirmojë në detyrë, kandidatin potencial për drejtues të SPAK. Dumani është renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë drejtuesin e Apelit të Krimeve të Rënda, Altin Dumani.
KPK e zhvilloi hetimin në tre 3 kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Ku në të tre kriteret e vlerësimit Altin Dumani rezultoi të ishte i pastër.
Dumani është njëherazi kandidat për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, duke ju referuar kriterit të aftësive profesionale Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka renditur atë të parin në listë, duke ngritur dyshime se Dumani do të jetë edhe kreu i ardhshëm i SPAK.
Ajo që ishte e habitshme gjatë seancës dëgjimore për kreun e Apelit për Krime të Rënda ishte reagimi i Theo Jacobs vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që njihet për “dorën e hekurt”.
Jacobs nuk bëri asnjë pyetje dhe u shpreh se Dumani ishte me fat. Nga 15 kandidatët e SPAk deri më tani kanë kaluar Vetting 10 prej tyre, prej të cilëve vetëm Besnik Muçi është i akimuar nga Komisioneri Publik.
Ndërsa 5 kandidatët e tjerë për të cilët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka përfunduar hetimet por do ti njoh ata me rezultatet në Shtator. Kandidatët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që nuk kanë kaluar akoma në sitën e vettingut janë, Elisabeta Imeraj, Anton Martini, Doloreza Musabelliu, Ndini Tavani dhe Anita Jella./ABC News Albania 24/7