Konfirmohet me koronavirus një nga kryeinfermieret e Pediatrisë

schedule10:09 - 23 Prill, 2020

schedule 10:09 - 23 Prill, 2020

Një prej kryeinfermiereve të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT ka rezultuar pozitive me Covid 19.

Dyshohet se kryeinfermierja është infektuar gjatë ceremonisë së varrimit të gjyshit të saj në Burrel.

Stafi tjetër i pediatrisë është thirrur sot në orën 10.00 për të bërë tamponin.

ISHP konfirmoi sot 29 raste të reja me koronavirus duke theksuar se 13 raste janë në burgje dhe 1 është personal mjekësor, pikërisht kryeinfermierja në QSUT.

Raste të reja sot

20 raste Tirana (nga këto, 13 raste në burgje)
7 raste Krujë
2 raste Shkodër

Raste totale me koronavirus

– Tiranë 276 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 102 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 65 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 28 raste

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!