Konfirmohet me koronavirus edhe 1 specialiste e Kadastrës së Durrësit

schedule09:45 - 3 Qershor, 2020

schedule 09:45 - 3 Qershor, 2020

Janë konfirmuar me koronavirus 2 specialistë të kadastrës së Durrësit.

Përgjatë 24 orëve të fundit, specialistët e epidemiologjisë, nga 20 mostra të marra në kadastrën e Durrësit, 19 teste kanë rezultuar negative, ndërsa vetëm 1 person është infektuar për Koronavirus.

Shënohen tashmë 2 raste me Covid-19 në kadastrën e Durrësit.

Siç raporton Leonidha Musaj për ABC News, kjo vatër e re infeksioni duket se është më problematike pasi në kadastrën e Durrësit marrin shërbim shumë qytetarë dhe frekuentimi është i shpeshtë.

LEXO edhe: Alarm në kadastrën e Durrësit, familjarët e specialistes konfirmohen me koronavirus

2 specialistët janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre ndërkohë që hetimi epidemiologjik vazhdon intensivisht.

Edhe pse tamponët e 19 personave kanë rezultuar negativë, ata janë të frikësuar, pasi Covid-19 është një virus që shfaqet edhe pas analizave.

Pas prekjes së familjarëve të specialistes së Kadastrës së Durrësit nga Covid-19, të gjithë punonjësit e tjerë, në zyra dhe në terren, janë alarmuar dhe kanë ndërprerë shërbimin, duke kërkuar bërjen e testit të tamponit.

Punonjësja e dyshuar për përhapjen e virusit ishte specialiste sporteli dhe për shkak të natyrës së punës ka kontakt me të gjithë punonjësit e tjerë, si dhe qytetarët aplikues e noterët.

Durrësi ka 20 vatra aktive infeksioni deri tani. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!