Konfirmohet me COVID-19 infermierja në Elbasan, futet në karantinë reparti i gjinekologjisë

schedule19:51 - 4 Korrik, 2020

schedule 19:51 - 4 Korrik, 2020

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit në 24 orët e fundit janë marrë 19 tamponë. Katër prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se një prej katër personave të prekur është një infermiere. Mësohet se është pjesë e stafit të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë.

Ndërkohë po sipas burimeve mësohet se i gjithë reparti është karantinuar.