Konfirmohet kandidatura për President, portieri legjendar nis fushatën

schedule14:20 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 14:20 - 25 Dhjetor, 2020

Ish-portieri i Paraguajit, Jose Luis Chilavert, tashmë është fokusuar në një fushë tjetër. Bëhet fjalë për politikën dhe 55-vjeçari ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për President.

Këtë lajm e ka zbuluar gazeta kombëtare “La Nacion”, që konfirmon kandidaturën e Chilavertit. Tashmë është shpërndarë dhe fletushka e tij në vend me moton “Krenar që jam paraguaian”.

 

 

Jose ka luajtur për kombëtaren e tij nga viti 1989 deri në 2003 dhe ka zhvilluar plot 74 ndeshje. Edhe pse ai ishte një portier, kjo nuk e pengonte atë të shënonte, pasi ka arritur ta dërgojë topin 8 herë në rrjetë. Kujtojmë që zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në vitin 2023. /abcnews.al