Konfirmohen votat: Bartomeu rrezikon largimin, referendum për fatin e tij

schedule14:20 - 7 Tetor, 2020

schedule 14:20 - 7 Tetor, 2020

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është shumë pranë largimit nga drejtimi i Barcelonës. Sipas raportimeve në Spanjë, ai tashmë do të përballet me votat e mosbesuesve.

Të gjitha firmat janë mbledhur nga një grup i quajtur “Mes que una moco” (Ne jemi më shumë se një lëvizje), e cila arriti të mblidhte plot 20.687 firma. Që Bartomeu të largohej duhej të mblidheshin 16.250 firma, pra shifra është kaluar dhe të gjitha firmat janë verifikuar ditën e sotme.

Tashmë pritet të mbahet një referendum në 20 ditët e ardhshme për të vendosur nëse spanjolli duhet të dorëhiqet nga pozicioni i tij apo jo. Mesa duket tifozët nuk e dëshirojnë më atë në krye të ekipit të tyre dhe kjo ka ardhur si pasojë e humbjes 8-2 në Champions me Bayern Munchen si dhe nga situata e krijuar me Leo Messin këtë verë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!