Pesë raste me variantin e ri të COVID, Omicron janë konfirmuar në Mal të Zi.
Lajmi është konfirmuar sot nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi. Të gjithë të infektuarit janë me shëndet të mirë dhe me simptoma të lehta, thuhet në njoftim.
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë konfirmuar 187 të infektuar, ndërsa betejën me COVID e kanë humbur 2 persona. Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle të intensifikuara të zbatimit të masave në këtë fundjavë, veçanërisht në qendrat turistike dimërore.
/abcnews.al