Konfirmohen dy raste të reja në Pukë, burri infekton gruan dhe vajzën

schedule20:50 - 26 Mars, 2020

schedule 20:50 - 26 Mars, 2020

Konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Pukë. Në këtë qytet në total numri shkon në 3 të infektuar. Lajmin e ka publikuar në rrjetin social Facebok, Prefekti i qarkut të Shkodrës dhe sqaron se është informuar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor të Pukës.

Dy rastet e fundit janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Mësohet se ata janë bashkëshortja dhe vajza e të infektuarit të parë në këtë qytet.

Ky i fundit rezultoi pozitiv një ditë më parë dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës, pasi po trajtohej për sëmundje pulmonare. Pas konfirmimit me Covid 19 ai u shoqërua drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Ndërkaq pritet dhe përgjigjia e analizave për tre mjekë dhe dy infermierë e spitalit të Shkodrës që kanë mjekuar të infektuarin.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar./abcnews.al