Konfirmohen 3 të infektuar të rinj në Gjirokastër, problematike situata në Përmet

schedule12:41 - 12 Korrik, 2020

schedule 12:41 - 12 Korrik, 2020

Për të dytën ditë radhazi ka 4 humbje jete nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se 3 prej viktimave janë gra, dy prej te cilave të moshës 57-vjeçare.

Gjithashtu edhe një 75 vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën nga COVID-19.

Qarku i Gjirokastrës vijon të ketë raste të të prekurve me koronavirus. Gazetari Orges Sako tha për “ABC News” se në Gjirokastër është konfirmuar një rast i ri me koronavirus.

Një pedagoge  në Fakultetin e  Ekonomikut e konfirmuar më parë me COVID-19, ka infektuar kolegen e saj.

Pedagogia e infektuar ka qenë e pranishme në ambientet e Universitetit dhe nuk ishte në dije se ishte e prekur me COVID-19.

Ndërkohë pasi ka bërë tamponin ka rezultuar pozitiv.

Po ashtu gazetari Orges Sako tha për “ABC News” se situata në vijon të mbetet problematike edhe në Përmet. Sot janë shënuar dy raste të tjera, të cilat kanë pasur lidhje me arkëtaren e zyrës në qytetin e Përmetit.

Sa i përket gjendje shëndetësore ata nuk kanë shfaqur probleme dhe janë vetëkarantinaur në shtëpi, raportoi gazetari.