Konfirmohen 3 persona me Covid-19 në Përmet, mes tyre edhe 1 edukatore kopshti

schedule08:18 - 3 Korrik, 2020

schedule 08:18 - 3 Korrik, 2020

Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar 3 persona të infektuar me COVID-19 në Përmet.

Mësohet se mes 3 të infektuarve është edhe një edukatore kopshti.

Menjëherë, pas konfirmimit me virus të edukatores është mbyllur edhe kopshti i qytetit.

Të tre të prekurit me koronavirus janë izoluar në ambientet e banesave të tyre dhe u janë marrë tamponët të afërmeve.

Në total numri i të infektuarve në Përmet është katër./abcnews.al