Konfirmohen 29 raste të reja me koronavirus, shkon në 599 numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

schedule14:30 - 7 Prill, 2020

schedule 14:30 - 7 Prill, 2020

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Kështu, ndarja në bazë të qyteteve është: Shkup janë 15 raste, Kumanovë-7, Prilep-1, Strugë-3 dhe Koçani-3. Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është 599 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 386 testime ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve është 5.879. Ndërsa, deri më tani si pasojë e koronavirusit, kanë humbur jetën pesë pacientë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!