Në Turqi janë konfirmuar 22 viktima nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar 1.014 raste të reja.
Po ashtu Ministria e Shëndetësisë në Turqi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 2.219 persona, ndërsa numri pacientëve që kanë fituar betejën me COVID-19 ka shkuar në 185.511 raste.
Në 24 orët e fundit në Turqi janë shëruar 2.219 të infektuat me koronavirus.
Aktualisht, në Turqi po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv 1.172 pacientë , shkruajnë mediat e huaja.