Koronavirusi prek institucionet e BE, konfirmohen dy rastet e para

schedule15:54 - 4 Mars, 2020

schedule 15:54 - 4 Mars, 2020

Dy zyrtarë në Bruksel kanë rezultuar të infektuar me koronavirus dhe ende nuk dihet nëse ka të tjerë persona të prekur brenda institucioneve.

Siç raporton “Politico“, zyrtari i infektuar me Covid-19 punonte për Agjencinë Europiane të Mbrojtjes në kryeqytetin belg dhe sapo ishte kthyer nga një mision në Itali, ndërsa zyrtari tjetër është pjesë e Këshilli të Bashkimit Europian

Nisur nga kjo, janë pezulluar deri më 13 mars takimet e parashikuara aty me qëllim shmangien e kontakteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!