Njësia Vendore e Shëndetit Publik në Sarandë, pas rasteve të shumta të regjistruara me Covid-19, urdhëroi sot mbylljen e shkollës 9-vjeçare “9 Tetori” në qytet.
Deri tani në këtë shkollë janë infektuar nga virusi Covid 19, 10 mësuese, 5 sanitare dhe 1 roje. Shkolla “9 Tetori”, sipas burimeve, do të qëndrojë e mbyllur deri në një urdhër të dytë.
Në Sarandë nga shtimi i rasteve me Covid-19 janë mbyllur edhe institucione të tjera si, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Prokuroria, SHIK-u, një bankë dhe Sigurimet Shoqërore. /abcnews.al/