Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 128 raste të reja me koronavirus.
Njoftohet se rastet e reja janë konfirmuar: Shkup-52, Kumanovë-6, Shtip-29, Prilep-2, Tetovë-6, Manastir-2, Kavadar-10, Gostivar-13, Koçanë-1, Probishtip-1, Makedonski Brod-3, Vinicë-2, Sveti Nikollë-1. Kanë ndërruar jetë 6 pacientë, katër nga Shkupi të moshës 82,48,82 dhe 60 vjeç, një pacient nga Kërçova i moshës 52 vjeçare dhe një nga Struga i moshës 75 vjeçe.
Instituti i shëndetit Publik njoftoi po ashtu se brenda 24 orëve janë shëruar nga koronavirusi 137 pacientë.
Të shëruarit ishin nga : Nga Shkupi-108, Kumanova-2, Prilepi-1, Tetova-11, Velesi-1, Manastiri-3, Gostivar-2, Koçanë-2, Kërçovë-2 dhe Resnjë-5.
Në total, numri i të infektuarve në RMV është 10.123, numri i të shëruarve ka shkuar në 5.564 ndërsa i pacientëve që kanë humbur betejën me Covid-19 është 466. /abcnews.al/

