Konfirmohen 1,152 raste të reja me COVID e 12 humbje jetë në 24 orë

schedule16:49 - 13 Shkurt, 2021

schedule 16:49 - 13 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit, në vendin tona janë regjistruar 1152 raste të reja me koronavirus, nga 3994 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor të rasteve bëri të ditur po ashtu se si pasojë e virusit, jetën e kanë humbur edhe 12 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetojnë sëmundjes,  7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58 -86 vjeç.

Numri total i të infektuarve që nga nisja e pandemisë e deri më tani është 91,987, kurse ai i viktimave 1,543.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa, aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         1152
Të shëruar në 24 orë      740
Të shtruar në spitale      512
Humbje jete në 24 orë   12
Testime ditore                3994

Testime totale           410,393
Raste pozitive            91,987
Raste të shëruara      55,983
Raste Aktive               34,461
Humbje jete                1,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20265
Fier     2980
Durrës     1770
Elbasan   1488
Shkodër  1497
Vlorë       1687
Lezhë   1122
Korçë      1036
Berat       1001
Gjirokastër 799
Kukës   467
Dibër    349 sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!