Konfindustria kritika FMN: U shpreh vonë për projektin “1 mld euro”

schedule18:27 - 18 Mars, 2018

schedule 18:27 - 18 Mars, 2018

Kritikat e Fondit Monetar Ndërkombetar për projektin “1 miliardë euro” Konfindustria i cilëson të vonuara, pasi sipas saj, qeveria shqiptare e ka bërë fakt me dy projekte me vlerë rreth 500 milionë euro që do të financohen përmes partneritetit publik-privat. Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, përmes një njoftimi për shtyp thotë se FMN si këshilluese zyrtare e qeverisë për qëndrueshmërinë e treguesve makroekonomike duhet të ishte shprehur në mënyrë shumë më të qartë dhe pikërisht në kohën e shpalljes të strategjisë “1 miliard euro” pothuaj 1 vit më parë. Vonesën në kohë të ndërhyrjes së FMN, Konfindustria e krahason me rolin e saj në ngjarjet tragjike të piramidave financiare të viteve ‘90 të shekullit të kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!