Konfindustria do t’i kërkojë zyrtarisht qeverisë shqiptare shtyrjen e zbatimit të tatimit të vlerës së shtuar mbi kategorinë e biznesit të vogël të parashikuar në 1 Prill 2018. Shtyrja e afatit këshillohet të jetë fillimi i vitit 2019. Në një njoftim për shtyp, Konfindustria sqaron se shtrirja e TVSH-së mbi biznesin e vogël me qarkullim vjetor mbi 2 milionë/lekë nuk duhet të ndërmerret si një akt i veçuar, por pjesë e një procesi të mirë studiuar.
Në rast të kundërt, pasojat do të jenë mbyllja e disa mijëra biznesesh të vogla, që do të kërkojne mbështetje sociale papunësie nga buxheti, monopolizim sektorial, rrezikim masiv të prodhimit vendor, që punon me cikël të mbyllur për tregun e brendshëm dhe favorizim i prodhimeve të importit./abcnews.al
Konfindistria: Të shtyhet zbatimi i TVSH-së për biznesin e vogël
schedule12:39 - 4 Mars, 2018
schedule 12:39 - 4 Mars, 2018