Konferenca me Ramën/ Kryeministri hungarez: Evropa, duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat në të ardhmen

schedule18:15 - 7 Nëntor, 2024

schedule 18:15 - 7 Nëntor, 2024

BUDAPEST- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar u shpreh se Evropa duhet të jetë aktive.

Kjo shtoi ai do të përcaktojë të ardhmen e kontinentit të vjetër.

Gjatë fjalës së tij, Orban tregoi fokusin e diskutimeve në Komunitetit Politik Europian, ndërsa tha “duam paqe në Europë, por nuk mund të presim që SHBA të na mbrojë”.

“Kemi gjetur terren të përbashkët duke thënë që duhet të reagojmë ndaj zgjedhjeve të SHBA. Ka ndryshime madhore për të cilët duhet të reagojmë, duam paqe sa më shpejt në Europë dhe Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Nuk mund të presim amerikanët të na mbrojmë. U ra dakord gjithashtu që Europa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat për të ardhshme. Kjo do të përcaktojë negociatat për të ardhmen. Normalisht ka një takim plenar në samite të tilla dhe seanca të veçanta pune. Ne marrim pjesë në punën e këtyre takimeve pune dhe kemi patur një seancë për sigurinë ekonomike dhe një tjetra që është përqendruar te emigracioni. Prej një kohe të gjatë shoh që çështja e migracionit është mjaft vendimtare për pikëpamje kundërshtuese dhe në fakt po trysnon sistemet tona. Të gjithë jemi të pakënaqur. Konstatova sot se ka një pengesë ndaj qëllimit për të bërë ndryshime dhe këtë duhet ta trajtojmë. Ky quhet aktivizim.”, tha ai.

Më tej, Orban foli edhe për migracionin, dhe për këtë kërkoi një qasje të duhur nga të gjithë.

“Për qeverisjen tona duhet të ketë vendime. Por vendimet tona kanë kundërshtime bga gjykata. Rezultatet për të bërë ndryshime, zërohen. Unë nuk mendoj se do ta ndalim migracionin nëse nuk iu qasemi siç duhet vendimeve në fuqi. Siç ia thashë dhe Macron, duhet ta vazhdojmë platformën e nisur dy vite më parë. Ramë dakord që në Tiranë komuniteti do të mikpritet nga Rama”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!