Konferenca e kryetarëve/ Opozita kërkon ringritjen e komisioni të Reformës Zgjedhore

schedule15:25 - 20 Shtator, 2023

schedule 15:25 - 20 Shtator, 2023

 

Prej disa minutash ka nisur konferenca e kryetarëve, e pranishëm në të është edhe Gazmend Bardhi siç paralajmëroi ditën e djeshme.

Prania e tij në këtë mbledhje lidhet me postin që e mban atë të kryetarit të Grupit Parlamentar të PD. Kjo deri në një moment kur Lindita Nikolla do të shprehet nëse këtë post do ta mbajë Bardhi, apo Basha i cili tha se ia ka deleguar, Flutura Açkës.

Sa i përket diskutimeve që po ndodhin, pika e parë lidhet, me shqyrtimin e draft-kalendarit të punimeve nga periudha  25 shtator deri më 13 tetor, lidhet me rendin e ditës dhe diskutimet që do të ketë parlamenti gjatë kësaj  periudhe.

Pika  e dytë është edhe ajo me kryesorja e cila përbën konfliktin e fundit të lindur midis grupimeve të PD. Kjo është shqyrtimi i kërkesës së bashkë -kryetarëve të komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore për shtyerjen e afatit të këtij komisioni, raporton gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja.

Kjo është një pikë delikate për PD, pasi të dyja grupet pretendojnë se kanë të drejtë e përfaqësimit në këtë komision.

Ditën e djeshme Bardhi, tha që ky komision duhet të rithemelohet dhe të zgjidhet një përbërje e re, ndërkohë që kjo kërkesë e dy bashkëkryetarëve e komisionit aktual Gjiknuri – Alibeaj në këtë konferencë kanë kërkuar të shqyrtohet edhe kërkesa për ta shtyrë komisionin, çka do të thotë së bashku me përbërjen që ka.

Ditën e djeshme Bardhi tha se ne do të propozojmë që komision të ribëhet edhe njëherë, duke hequr dhe Alibeajt dhe në vendin e tij duke propozuar, Oerd Bylykbashin.

Pritet të shikohet nëse në këtë mbledhje do të kemi një përgjigje nëse do të vazhdohet me këtë përbërje, apo do të ribëhet.

Po ashtu ditën e nesërme në seancën parlamentare është parashikuar votimi për zgjatjen e afatit të komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili në disa prej mandateve të tij ka dështuar të nisë punën, por me fokusim e ri edhe të opozitës, duke se do të përbëjë edhe konfliktin e ri mes PD.

Pritet të shihet nëse do të favorizohet grupimi i Bardhit apo i Bashës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!