Konferenca e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ambasadori Hovenier: Ibrahim Rugova e dinte rëndësinë e aleancës dhe miqësisë

schedule12:12 - 10 Qershor, 2024

schedule 12:12 - 10 Qershor, 2024

Në Prishtinë është zhvilluar Konferenca Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s; “Rugova dhe Perëndimi”.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ndërsa mbajti fjalën e tij në këtë konferencë kujtoi marrëdhëniet dhe punën e Ibrahim Rugovës.

Ai u shpreh se Ibrahim Rugova ishte tejet i përkushtuar dhe parimor, duke nënvizuar se për të aleanca dhe miqësia me aleatët ishte shumë e rëndësishme.

“Kemi mësuar nga Ibrahim Rugova se si të marrim një qëndrim parimor, sfidues dhe të gjejmë zgjidhje pragmatike sfiduese. Presidenti Rugova ishte parimor dhe udhëheqës pragmatik, ishte mbresëlënëse. “Shtëpia nuk mund të mbahet pa miq”, ishte shprehja e tij. Ai e dinte se sa e rëndësishme ishte aleanca dhe miqësitë”, tha më tej Hovenier.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!