Koncesionet dhe PPP-të/ 4 propozimet e PD për ndryshimet në ligj, Tabaku: Përgjegjësi personale për secilin që merr vendim

schedule10:52 - 18 Janar, 2023

schedule 10:52 - 18 Janar, 2023

Partia Demokratike prezantoi sot në komisionin e Ekonomisë, propozimet e saj për disa ndryshime në ligjin për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat. Ndryshimet u prezantuan nga deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila theksoi kërkoi përgjegjësi personale për secilin që merr vendim mbi koncensionet apo PPP-të, si pjesë e këtyre ndryshimeve.

Në fjalën e saj, deputetja nënvizoi se “rasti i skandalit të inceneratorëve, rasti i check-up por edhe plot raste të tjera që janë denoncuar nga opozita dhe investigimet e medias kanë dëshmuar se sistemi dhe qeveria kanë çeduar që kemi propozuar të ndryshohen në Projektligjin që keni përpara jush”.

Për këtë, Tabaku vlerëson si element kyç transparencën, mungesa e së cilës, sipas saj ka prodhuar korrupsion e për rrjedhojë ka hequr mundësinë e kontrollit dhe llogaridhënies.
“Për të shmangur problemin e krijuar ne kemi vendosur në fokus të ndryshimeve transparenca me publikun dhe detyrimi i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve si institucioni përgjegjës për Regjistrin e koncesioneve/PPP që të publikojë një listë të përcaktuar dokumentesh, parandalimi i dhënies me koncesion apo PPP të fondeve publike ndaj qytetarëve të dënuar apo ndëshkuar për një set veprash penale ku përfshihen përveç të tjerash, korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi i parave”.

Një tjetër element problematik i hasur gjatë analizës së ekspertëve, tha Tabaku ka qenë ajo e lidhur me zinxhirin e vendimmarrjes. Për këtë, Tabaku tha se “në projektligj kemi forcuar akoma më tej mekanizmi kontrollues duke shmangur sa më shumë fshehjen pas përgjegjësisë kolektive dhe parashikimin në mënyrë eksplicite të përgjegjësisë personale të çdo nëpunësi që merr pjesë në një procedurë për dhënien e një koncesioni/PPP; këto ndryshime përmbajnë edhe mjete mbrojtësi sikundër miratimin e një koncesioni vetëm pas votës unanime të gjithë anëtarëve, mbajtjes në çdo rast të një procesverbali i cili mbi të gjitha të përmbajë argumentet e anëtarëve që votojnë kundër”.

Sipas saj, ndryshimet teknike janë të domosdoshme për të menaxhuar dhe mbajtur nën kontroll koncesionet dhe PPP që buxhetit të shtetit i kushtojnë mbi 2 mld euro dhe që vlera e kontratave të tyre ka shkuar rreth 50% e PBB-së sipas FMN.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!