14.6 miliard lekë vetëm për PPP-të gjatë 2020

schedule17:31 - 20 Nëntor, 2019

schedule 17:31 - 20 Nëntor, 2019

14.6 miliardë lekë nga buxheti i shtetit vitin që vjen do të shkojnë për të mbështetur kontratat e Partneritetit Publik Privat. Pagesat për to do të vijojnë për 13 vjet. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj raportoi në komisionin parlamentar për Financat dhe Ekonominë.

Buxheti i shtetit efektin e koncesioneve do ta ndiejë deri në vitin 2032.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj shpjegoi përpara deputeteve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se si pagesat  për kontratat e Partneritetit Publik Privat do të shtrihen ndër vite.

Ligji detyron të mos kalojnë 5% të totalit të të ardhurave tatimore parashikuar në vitin paraardhës.

Opozita mendon se mazhoranca po ngarkon me borxh brezat e ardhshëm, ndërsa kjo e fundit thotë se po zhvillon vendin e po rrit shërbimet.

Socialistja Blerina Gjylameti përfitoi nga prania e ministres Denaj për të marrë një përgjigje për shqetësimin e koleges Balluku rreth mungesës së financimit të projekteve në infrastrukturë.

Por çfarë do të ndodhë me kontratën koncesionare të rrugës Milot -Balldren?

Fondet për këtë rrugë sipas ministres Denaj do të lëvrohen edhe nëse do të duhet të ndërpriten të tjera investime.

Vitin e ardhshëm buxheti i shtetit do të mbështesë financiarisht 14 kontrata koncesionare në investime dhe shërbime. Fondi që do të shkojë për to kap vlerën e 14.6 miliardë lekëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!