Grupi Kinez i “China Everbright” ka shitur aksionet e aeroportit “Nënë Tereza” kompanisë shqiptare, “Kastrati Group”.
Endrit Yzeiraj në një intervistë në Radari Informativ në ABC foli për këtë vendim që tashmë është zyrtarizuar edhe në pasqyrimin e aksionerëve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Lexo edhe: “Kastrati Group” blen aksionet e aeroportit “Nënë Tereza”
Yzeriaj tha se kompanitë e BE gjithmonë e më shumë po i largohet tregut në Shqipëri, ndërsa e konsideroi shqetësues rastin e aeroportit, pasi sipas tij duket se ekonomia nuk është në shërbim të qytetarëve.
“Kompanitë e BE-së gjithmonë e më shumë po i largohen vendit. Kompanitë e mëdha janë të mëdha sepse arrijnë të sjellin shërbime cilësore. Nga 2008-2009 Shqipëria ka një stanjacion të frikshëm në ekonomi dhe ekonomia shqiptare po rritet më pak. Nuk kemi thuajse rritje të pagave dhe mesa duket po përqendrohet në duart e pak kompanive. Rasti i aeroportit mund të hyjë në trendin shqetësues që po shfaqin kompanitë. Pra duket se ekonomia shqiptare nuk i shërben qytetarëve të këtij vendi.
Sa kohë që koncesioni zgjerohet gjasat për ulje të tarifave janë shumë të ulëta. Jo vetëm në rastin e aeroportit, por në të gjithë situatën ekonomike gjasat nuk janë të tilla.
Pra nëse këto do të ishin aeroporte që krijojnë fitim do të shihnim interes nga kompani që dinë t’i menaxhojmë dhe këto nuk po shihen, pra janë po të njëjtat aktorë. Pra, për aq kohë sa nuk kane eksperiencë të madhe në këtë fushë gjasat për të pasur shërbime të mirë janë shumë të ulëta edhe pse shpresoj që kjo të jetë gabim”, tha Yzeiraj.
Sakaq ai shtoi: Po na largohen aktorët ndërkombëtare dhe ajo pak rritje ekonomike është përgjysmuar në 10 vitet e fundit dhe nuk po përkthehet në rritjen e standardit të jetesës. Po ashtu ai theksoi se gjasat janë që do të ketë një rënie me 6% të ekonomisë.
/abcnews.al/

