Koncerti i Bregoviç me bileta, Birra Korça thirrje Bashkisë: Hiqni dorë nga kjo ide absurde

schedule14:03 - 12 Gusht, 2021

schedule 14:03 - 12 Gusht, 2021

Birra Korça ka dalë kundër vendimit të Bashkisë për ta bërë koncertin e Goran Bregoviç me bileta. Në një reagim thuhet se koncerti me bileta është tërësisht i padrejtë, abuziv dhe me qëllime të ulëta përfitimi.

Birra Korça i ka bërë thirrje Bashkisë që të heqë dorë nga ideja dhe që të lejojë qytetarët të festojnë falas.

Kujtojmë se Bashkia Korçë ka njoftuar sot se për të marrë pjesë në koncertin ku do të këndojë Goran Bregoviç do të jetë me bileta e cila do të kushtojë 1,000 lekë.

DEKLARATA 

“Birra Korça me shumë shqetësim u njoh me vendimin e organizatorëve Bashkia Korçë për të shitur bileta për pjesëmarresit në koncertin e këngëtarit Bregoviç në kuadër të aktiviteteve të Festës së Birrës.

Në vlerësimin tonë ky vendim është tërësisht i padrejtë, abuziv dhe me qëllime të ulëta përfitimi në kurriz të pjesëmarrësve. Në asnjë mënyrë nuk do të dëshironim të shihnim që qytetarët të paguajnë në një aktivitet që u përket vetëm atyre dhe paguhet nga sponsora që janë prodhuesit e birrës dhe prodhues ushqimorë pjesëmarrës në aktivitet.

Në asnjë mënyrë nuk do të donim të shihnim që aktiviteti përdoret për qëllime të përfitimit financiar nga organizatorët sepse ky aktivitet, unik në vend, është i qytetit të Korçës, qytetarëve shqiptarë eventeve të ndryshme të botës që mbushin sheshet. Ndaj i bëjmë thirrje Bashkisë të heqë dorë nga kjo ide absurde dhe të lejojë qytetarët të gëzojnë natën finale sikundër çdo natë tjetër, falas edhe në një atmosferë festive që vetëm ky aktivitet e krijon!”