Koncepti i fundit i makinës së Hyundai ecën në vendet ku nuk mund të vozitet

schedule09:45 - 11 Shkurt, 2021

schedule 09:45 - 11 Shkurt, 2021

Ndonjëherë sado i mirë që mund të jetë një automjet për rrugë të vështira, ka vende ku nuk mund të ecë. Kjo është arsyeja pse inxhinierët e Hyundai janë duke punuar për një automjet që mund të përshkojë edhe në terrenet më të vështira.

Hyundai Tiger X-1 ka katër rrota dhe secila prej tyre mundësohet nga një motor elektrik. Gjithashtu secila prej rrotave është në fund me një këmbë të gjatë, të lakueshme. Makina autonome do të ngasë sa më shumë të jetë e mundur mbi rrotat e saj, por kur has pengesa që nuk mund t’i kalojë, ajo ngrihet në këmbë dhe ecën mbi to. Këmbët gjithashtu mund të përkulen, ndërsa rrotat do të qëndrojnë në nivelin e zonës së ngarkesës. Automjeti gjithashtu mund të ecë në çdo drejtim, duke përdorur rrotat dhe këmbët.

Hyundai parashikon që makina të përdoret për operacionet të veshtia shpëtimi në rast katastrofash natyrore, siç janë tërmetet. Ajo që duhet të dini se ky lloj mjeti nuk është për të transportuar njerëz, por furnizimi.

Tiger X-1 mund të lidhet gjithashtu me një dron ajror pa pilot që mund ta transportojë atë edhe në vende shumë të largëta, tha Hyundai. Tigri dhe droni gjithashtu mund të karikojnë bateritë e njëri-tjetrit sipas nevojës.

Ky automjet është i ngjashëm me Hyundau Elevate, një tjetër automjet që u prezantua si një animacion në 2019 Consumer Electronics Shoë.  Megjithatë, arti i konceptit Elevate ishte krijuar për të transportuar njerëz.

Tiger-X do të kërkojë të paktën edhe pesë vjet të tjera zhvillimi dhe testimi para se të jetë gati për përdorim në botën reale, sipas Hyundai.  Ai është duke u zhvilluar nga New Horizons Studio, me bazë në Kaliforni./Përshtatur nga CNN Business, e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!