Komunizmi në artin modern/ Studiuesi Hoxha: I pari që krijoi intalacionin me bunker është Edi Rama në 1995

schedule11:47 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 11:47 - 13 Dhjetor, 2023

Studiuesi i artit, Ermir Hoxha zbuloi në emisionin “Pas Mesnate”, se e para vepër mbi komunizmin e realizuar në mesin e viteve ’90 është ajo e kryeministrit Edi Rama.

Ai ka treguar se bëhet fjalë për një instalacion të një bunkeri të mbuluar me lecka, simbol i diktaturës dhe izolimit.

Hoxha theksoi se si Rama ashtu dhe artisti Anri Sala, i renditur pas tij, hoqën dorë nga arti i pikturës dhe ndoqën fusha të tjera, ku sot janë tepër të sukesshëm.

“Mua më interesonte shumë si fenomen dhe mblodha të gjitha pikturat, videot, instalacionet e të gjithë artistëve, pavarësisht vlerës, të cilët kishin trajtuar trashëgiminë komuniste nga viti 2000 e mbrapa. Më rezultoi që dhe veprat e para mbi komunizmin kishin qene në mesin e viteve ’90 dhe e para rezultonte që të ishte e Edi Ramës, pavarësisht impaktit të tij më vonë si politikanë. Në atë kohë ai ishte artist dhe vepra e tij ishte një bunker i mbuluar me lecka. Një bunker ishte simbol i komunizmit, të izolimit. Pastaj vazhdonte me Anri Salën. Edhe më pas këta të dy artistë nuk u morën më kurrë me këtë trashëgimi për arsyet e veta, sepse gjetën vetën në fusha të tjera”, u shpreh studiuesi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!